Shala për gjuhën e Kurtit ndaj LDK-së: S’janë terma politikë normalë, janë fyerje

Shala për gjuhën e Kurtit ndaj LDK-së: S’janë terma politikë normalë, janë fyerje

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur për gjuhën e kryeministrit Albin Kurti ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai është shprehur se ato që përdoren nuk janë terma politikë normalë, por sipas tij, janë fyerje.

“S’janë terma politik normal, jo se jo, por as terma human normal, pra këto janë fyerje, s’janë aspak humane dhe raciste, sepse luan me mënyrën e të folurit të një apo dy rajoneve të Kosovës që është tipike, është autentike për ato”.

“Ajo është mënyrë e të folurit të tyre, pra fyen direkt. Problemi kryesor i tij është Lidhja Demokratike e Kosovës, pikërisht sepse është parti demokratike e para dhe e dyta për shkak të raportit me shtetin e Kosovës, sepse Lidhja Demokratike e Kosovës është partia politike më identitare e Kosovës”.

“Pra, raporti i saj me shtetin e Kosovës është ekzistencial, asnjë kuptim nuk ka LDK-ja pa këtë shtet, pra s’i duhet askujt dhe ky e di atë gjë”, u shpreh tutje Shala.

Share This