Shabi Alonso beson te përmbysja: Për një ekip që fitoi i pamposhtur Bundesligën, s’ka gjëra të pamundura!

Shabi Alonso beson te përmbysja: Për një ekip që fitoi i pamposhtur Bundesligën, s’ka gjëra të pamundura!

Vigjilja e ndeshjes mes Bajer Leverkusen dhe Bajern Mynih është ndezur prej deklaratave të Shabi Alonsos në konferencën e zakonshme për shtyp.

Pak orë përpara duelit trajneri spanjoll i Bajerit tha se humbja e thellë e pësuar prej të tijve në Mynih nuk do të ishte një pengesë për të tijtë.

“Kjo skuadër ka dhënë prova se bën gjëra të mëdha. Vitin e kaluar kemi fituar Bundesligën pa pësuar asnjë humbje dhe mendoj se kjo sipërmarrje nuk është më e vogël se një përmbysje e mundshme në takimin kundër Bajernit. Na duhet të shënojmë një gol të hershëm e më pas të shikojmë se si do të rrjedhin ngjarjet”, tha Alonso.

Mes të tjerash spanjolli kaloi presionin në kampin bavarez duke thënë: “Ne jemi në pozitat ku nuk kemi asgjë për të humbur. Vetëm Bajerni ka diçka për të humbur pasi 100% të tifozëve të vet besojnë se janë të kualifikuar tashmë”.

Share This