Shabani premton maksimumin ndaj Sllovakisë: Do të luftojmë për çdo top

Shabani premton maksimumin ndaj Sllovakisë: Do të luftojmë për çdo top

Aloja Lulzim Shabani ka premtuar luftë sportive në përballjet me Sllovakinë.

Kombëtarja e Kosovës në henbdoll, brenda kësaj javë do të luajë dy ndeshje me Sllovakinë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Dardanët ndeshjen e parë e luajnë të enjten në Sllovaki, derisa sfida e kthimit mes këtyre dy Kombëtarëve luhet të dielën në Prishtinë.

Shabani dhe lojtarët e tjerë janë të vetëdijshëm që në këto nivele garash vetëm angazhimi maksimal mund të sjellë suksesin.

“Kosova gjithmonë kërkon fitoren, sidomos para shikuesve tanë. Udhëtojmë me vendosmëri për angazhim maksimal dhe luftë për çdo top”, thotë Lulzim Shabani.

Share This