S’gabon Sigal Prishtina, mposht Istogun
Sigal Prishtina ka arritur fitoren e dytë radhazi, duke e mposhtur Istogun në udhëtim.
Skuadra nga kryeqyteti triumfoi me rezultat bindës 70:92.
Prishtina e nisi mirë që në çerekun e parë duke e marr epërsinë me shifrat 15:22, por Istogu u kundërpërgjigj në periudhën e dytë duke triumfuar me rezultat 23:19.
Pjesën e dytë e dominuan skuadra mysafire duke i fituar të dy çerekët.
I treti u mbyll me rezultat 14:29, derisa periudha e fundit përfundoi me shifrat 18:22.
Më i miri te vendasit ishte Tyrese Prince me 20 pikë e tre asistime, Istogun e ndihmuan edhe Arian Azemi me 11 pikë dhe Matthew Lang me 12 sosh.
Nga ana tjetër te Prishtina më efikasi ishte Derrick Wilson me 19 pikë e 12 kërcime, i ndjekur nga Davis me 11.
Prishtina pas katër ndeshjeve të zhvilluar në Superligën e Kosovës në Basketboll ka tri fitore e një humbje dhe gjendet në vendin e parë, ndërsa Istogu ka tri humbje e një fitore dhe është në vendin e shtatë.