S’gabon Reali, mund Celta Vigo-n

S’gabon Reali, mund Celta Vigo-n

Real Madridi ka arkëtuar edhe tri pikë të rëndësishme në garën për titull të kampionit.

‘Los Blancos’ e kanë mposhtur Celta Vigo-n, me rezultat 3-2, të dielën në ‘Bernabeu’, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të javës së 34-të në La Liga.

Skuadra e Carlo Ancelottit e nisi mjaft mirë ndeshjen dhe qysh në 45-minutëshin e parë krijojë avantazhin prej 2-0, falë një goli të Guler (33’) dhe Mbappe (39’).

Madrilenët edhe pjesëlojën e dytë e nisi furishëm dhe përmes Mbappe-s (48’), realizuan edhe golin e tretë, i dyti personal për yllin francez.

Megjithatë, në skuadra mike nuk u dorëzua dhe me anë të Rodriguez (69’) dhe Swedberg (76’) ngushtuan rezultatin në 3-2, rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo sfidë interesante.

Pas kësaj fitore, Reali ka 75 pikë, katër më pak së lideri i tabelës, Barcelona, kurse, Celta Vigo është e shtata me 46 sosh.

Share This