S’gabon Reali, mposht Sociedadin

S’gabon Reali, mposht Sociedadin

Real Madridi ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Real Sociedadi, në kuadër të xhiros së pestë në La Liga.

“Los Blancos” morën fitore me rezultat 0:2, edhe pse Sociedadi ndoshta ishte më e mirë në pjesën më të madhe të kohës.

Kylian Mbappe dhe Antonio Rudiger kishin nga një rast të mirë shënimi por që s’i finalizuan. Sociedadi rrezikoi me Becker dhe Kubon.

Ishte Arda Guler që fitoi penallti, pasi Gomez preku topin me dorë brenda zonës, ndërsa ishte Vinicius Junior, i cili ishte i saktë për ta zhbllokuar rezultatin (58’).

Real Madridi pastaj fitoi edhe një tjetër penallti – këtë herë me Viniciusin që u faullua brenda zonës. Braziliani vendosi t’ia lërë Kylian Mbappes, i cili e vulosi fitoren (75’).

Me këtë fitore, Reali i afrohet Barcelonës duke pasur 11 pikë derisa Sociedadi zë vendin e 16-të me katër sosh.

Share This