S’gabon Milani, mund Empolin

S’gabon Milani, mund Empolin

Milani ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për pjesën e epërme të tabelës në Serie A.

‘Rossonerët’ mundën në udhëtim Empolin, me rezultat 0-2, të shtunën në kuadër të elitës së futbollit italian.

Kuqezinjtë u treguan ekip më i mirë se Empoli, duke krijuar më shumë në lojë dhe duke e dërguar dy herë topin në rrjetën e skuadrës kundërshtare.

Leao (68’) dhe Gimenez (76’), realizuan nga një gol për fitoren e Milanit e cila tani ka 38 pikë në vendin e shtatë, kurse, Empoli renditet e 17-ta me 21 sosh.

Share This