S’gabon Llapi, mposht Dukagjinin, Malisheva fundos Fushë Kosovën
Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së 20-të në elitën e futbollit tonë, shkruan GazetaGOLI.com.
Llapi e ka mposhtur Dukagjinin, me rezultat 2-0, në “Zahir Pajaziti” të dielën në derbin e kësaj fundjave.
Të besuarit e Tahir Batatinës, ia dolën që të arkëtojnë edhe tri pikë të mëdha në garën për kreun e tabelës.
Muhamet Hysneni (9’) nga penalltia zhbllokojë ndeshjen duke kaluar llapjanët në epërsi prej 1-0.
Ndërkaq, Ergyn Ahmeti (45+2’), dyfishojë avantazhin e Llapit në 2-0, derisa Viktor Hugo (90+1’), realizojë golin e vetëm për klinasit.
Pas kësaj fitore, Llapi ka 37 pikë në vendin e dytë, shtatë me pak se lideri i tabelës, Ballkani, kurse, Dukagjini zë vendin e gjashtë me 27 pikë, raporton GazetaGOLI.com.
Malisheva thyen Fushë Kosovën
Fitore të thellë ka shënuar Malisheva e cila para tifozëve të tyre mundi Fushë Kosovën, me rezultat 4-1.
Haziraj (5’), Aliu (26’), Ivkiç (50’) dhe Xhylani (70’), shënuan për fitoren e Malishevës, derisa golin e nderit për skuadrën mike e realizoi Hajdari (89’).
Malisheva shkon në kuotën e 35 pikëve në vendin e katërt, kurse, Fushë Kosova mbetet në zonën e rrezikshme me vetëm 11 sosh. /GazetaGOLI.com/