S’gabon Liverpooli, rikthehet në krye, fiton edhe Tottenham
Liverpool është rikthyer në krye të elitës së futbollit anglez, pasi mundi Burnley-n, me rezultat 3-1, të shtunën në kuadër të javës së 24-të të Premier Leagues.
“The Reds” edhe në duel me Burnley-n bën paraqitje të mirë, duke bërë edhe një hap të madh në garën për titull të kampionit.
Jota (31’), Diaz (52’) dhe Nunez (73’), shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës së Jurgen Klopp, derisa golin e nderit për ekip mik e realizoi Shea (45’).
Pas kësaj fitore, Liverpool ka 54 pikë në krye të tabelës, dy më shumë së Man City, kurse, Burnley renditet e parafundit me vetëm 13 sosh.
Ndërkohë, edhe Tottenham ka arkëtuar tri pikë të mëdha në duel me Brighton duke triumfuar me rezultat 2-1, në një sfidë dramatike, veças në finish të ndeshjes.
Gross (16’), kalojë skuadrën mysafire në epërsi, derisa skuadrës nikoqire golin e barazimit e realizoi Sarr (61’), kurse, golin e fitores për Tottehamin Johnson (90+6’).
“Spurs” pas kësaj fitore, ngjitën në vendin e katërt me 47 pikë, kurse, Brighton pozicionohen e teta me 35 sosh.