S’gabon Liverpool, rikthehet në krye

S’gabon Liverpool, rikthehet në krye

Liverpool ka rimarrë kreun e tabelës në Premier League.

Skuadra e trajnerit Jurgen Kloop ka regjistruar fitoren e shtatë radhazi në ndeshjet e kampionatit teksa ka mposhtur skuadrën e Burnleyt.

Ndeshja e zhvilluar të martën “Turf Moor” është mbyllur me rezultat 0-2.

Liverpool ka gjetur herët epërsinë, qysh në minutën e gjashtë, kur pas një topi të dhënë nga Gapko ka realizuar Nunez.

Me këtë rezultat edhe është mbyllur pjesa e parë.

Në pjesën e dytë “Reds” ka gjetur edhe golin e dytë. Ka qenë minuta e fundit e kohës së rregullt kur Jota ka gjetur golin, duke vendosur edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Pas kësaj ndeshje, Liverpool gjendet në pozitën e parë në tabelë me dyzet e dy pikë, ndërsa Burnley gjendet e parafundit me njëmbëdhjetë pikë.

Share This