S’gabon Liverpool, mposht Sheffield United-in

S’gabon Liverpool, mposht Sheffield United-in

Liverpool ka arkëtuar edhe tri pikë tejet të rëndësishme në garën për majat e tabelës në Premier League.

“Të Kuqte” e Anglisë, janë treguar skuadër më e fortë se Sheffield United, duke fituar në udhëtim me rezultat 0-2, të mërkurën mbrëma në kuadër të elitës së futbollit anglez.

Van Dijk (37’) dhe Szoboszlai (90+5’), shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës së Jurgen Klopp.

Pas kësaj fitore, Liverpool ka 34 pikë, dy me pak se lideri i tabelës, Arsenal, kurse, Sheffield United është e fundit me vetëm pesës sosh.

Share This