S’gabon City, mposht Brentford-in
Manchester City ka bërë edhe një hap të madh në garën për kreun e tabelës në Premier League.
Kampionët në fuqi të Anglisë, mposhtën Brentford-in, me rezultat 1-0, të martën në kuadër të elitës së futbollit anglez.
Skuadra e Pep Guardiolës, e dominoi lojën në terren, krijojë më shumë raste, edhe pse shënuan vetëm një gol.
Ishte ylli norvegjez Haaland (71’), i cili pas asistimit të Alvarez shënoi golin e vetëm dhe të fitores për “Qytetarët” të cilët tani kanë 56 pikë, vetëm një pikë larg lideri të tabelës, Liverpool, kurse, Brentford ndodhet në vendin e 14-të me 25 sosh.