S’gabon City i Guardiolës, mposht Newcastle-n
Kampioni i Premier Leagues, Man City ka shijuar fitoren e dytë këtë sezon të garave, duke mundur Newcastle-n, me rezultat 1-0, të shtunën mbrëma në ‘Etihad Stadium’.
Të përzgjedhurit e Pep Guardiolës, edhe ndaj Newcastle-n ishin ekip më i mirë në terren, e kontrolluan lojën më të mirë, krijuan më shumë raste, edhe pse shënuan vetëm një gol.
Ishte Alvarez (31’), i cili shënoi golin e fitores për ‘Qytetarët’ të cilët më dy fitore në dy javët e para, e kanë nisur mbrojtjen e titullit të kampionit.
Pas kësaj fitore, City bashkë me Brigtonin kryeson tabelën në Premier League me nga gashtë pikë të tubuara, derisa Newcastle-n renditet e gjashta me tri pikë më pak.