S’gabon Ballkani, Dukagjini arrin fitoren e parë
Ballkani ka arkëtuar tri pikë të reja në garën për të mbrojtur titullin e kampionit, duke mundur Feronikelin ’74, me rezultat 3-1, të dielën në Suharekë.
Kampioni në fuqi i Kosovës, u shfaq ekip më i mirë se skuadra nga Drenasi, duke fituar këtë sfidë falë një goli të Hamid (53’) dhe dygolëshin Giovanni (82’, 89’), kurse, golin e vetëm për Niklin e realizoi Shabani (65’).
Pas kësaj fitore, Ballkani kryeson tabelën me shtatë pikë, derisa Feronikeli ’74 ende nuk ka asnjë pikë.
Fitores se parë në këtë sezon të garave, i është gëzuar Dukagjini që mundi Gjilanin, me rezultat 2-1, në Klinë.
Trajneri i Ismet’ Muinishi shijon fitoren e parë në krye të Dukagjinit.
Millaku (30’) dhe Merlaku (48’), shënuan nga një gol për fitores klinasëve, derisa golin e vetëm për gjilanasit e realizoi Kqiku (9’).