Sfida Shqipëri-Ishujt Faroe/ Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “avullojnë” biletat brenda 1 ore

Sfida Shqipëri-Ishujt Faroe/ Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “avullojnë” biletat brenda 1 ore

Federata Shqiptare e Futbollit nxori mbrëmjen e djeshme në shitje biletat për sfidën mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe, që do të luhet në datën 20 nëntor në “Air Albania”. Kjo përballje do të jetë e fundit në grup për kualifikueset e Euro 2024.

Vetëm 1 orë pas daljes së biletave në shitje, ato janë shitur të githa, ku e dhe faqja online ku bëhet shitja e tyre njoftonte “sold out” për çdo sektor të stadiumit.

Çmimet e biletave startonin nga 3000 lekë, deri në 8000 lekë. Forma fantastike e kombëtares sonë ka bërë që të ketë interes të lartë edhe nga tifozët kuqezi për ta ndjekur nga afër, dhe sfida ndaj Ishujve Faroe, mund të jetë mbrëmja e festës së madhe, ku kombëtarja dhe tifozët pritet të festojnë së bashku suksesin në Euro 2024

Share This