Sfida e radhës e Dardanëve, Kosova përballet me Gjeorgjinë

Sfida e radhës e Dardanëve, Kosova përballet me Gjeorgjinë

Kombëtarja e Kosovës në futsall, do të sfidojë Gjeorgjinë  në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2026.

Dardanët dhe gjeorgjianët do të sprovojnë forcat më 11 prill në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar, Gjeorgjia kishte fituar me rezultat 3-1, dhe tani është koha që ne të marrim fitore ndaj tyre.

Aktualisht Kosova ka 3 pikë dhe mban pozitën e tretë në renditje.

Kombëtarja jonë është e bindur se me përkrahjen e tifozëve tonë, do të triumfojë ndaj Gjeorgjisë për të rritur gjasat për kualifikim në Evropianin e ardhshëm.

Share This