Seuli: 600 ushtarë të Phenianit të vrarë deri tani në Ukrainë

Seuli: 600 ushtarë të Phenianit të vrarë deri tani në Ukrainë

Rreth 600 ushtarë të Koresë së Veriut janë vrarë duke luftuar përkrah forcave ruse në luftën kundër Ukrainës, theksoi një ligjvënës dhe ekspert i inteligjencës së Koresë së Jugut.

“Humbjet e trupave të Koresë së Veriut deri më tani vlerësohen në rreth 4 700, përfshirë rreth 600 vdekje”, u tha gazetarëve përfaqësuesi Lee Seong-kweun, anëtar i komitetit parlamentar të inteligjencës, pas një takimi informues me zyrtarët ushtarakë në Seul.

“Midis janarit dhe marsit, rreth 2 000 ushtarë të plagosur u riatdhesuan në Korenë e Veriut me aeroplan dhe tren dhe besohet se janë në izolim në Phenian dhe pjesë të tjera të vendit”, tha Lee.

“Sa i përket të vdekurve, trupat e tyre u dogjën në Rusi dhe hiri i tyre u riatdhesua në Korenë e Veriut”, tha ligjvënësi i Seulit.

Koreja e Veriut mbështeti rimarrjen e Kurskut nga Rusia duke vendosur 18 000 trupa në dy faza.

“Që nga marsi, kur Kursku u rimori në mënyrë efektive, numri i përleshjeve është zvogëluar”, shpjegoi ligjvënësi i Koresë së Jugut.

Sipas tij, “mundësia e një faze të tretë nuk mund të përjashtohet plotësisht”, edhe pse Pheniani ende nuk ka dhënë ndonjë sinjal që sugjeron se do të dërgojë trupa të reja në Rusi. /atsh/

Share This