Sesko para duelit me Juvën: I kemi idetë e qarta si të luajmë ndaj tyre

Sesko para duelit me Juvën: I kemi idetë e qarta si të luajmë ndaj tyre

Klubi gjerman Leipzig, të mërkurën mbrëma para tifozëve të tyre sfidon Juventusin.

Leipzig dhe Juve do të përballen në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kampionëve.

Ylli i skuadrës gjermane, Benjamin Sesko është shprehur i bindur se Leipzig mund të ndal gjigantin italian.

Ai thotë se skuadra e tij i ka idetë se çfarë duhet të bëjë në duel me torinezët.

“Çdo ndeshje jep motivim, por Juventusi dhe futbolli italian në përgjithësi janë të famshëm për soliditet në mbrojtje. Bardhezinjtë janë të fortë në këtë drejtim, por edhe të paparashikueshëm në sulm”, ka thënë Sesko.

“Megjithatë, ne i kemi idetë e qarta dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë për t’i dëmtuar”, ka theksuar ai.

Ndeshja Leipzig-Juventus fillon në orën 21:00.

Share This