SERBI/Mijëra protestues kundër qeverisë, katër muaj pas incidentit vdekjeprurës të një stacion treni

SERBI/Mijëra protestues kundër qeverisë, katër muaj pas incidentit vdekjeprurës të një stacion treni

Mijëra njerëz kanë dalë sërish në rrugët e Serbisë për të protestuar kundër qeverisë së presidentit Aleksandar Vuçiç.

Ata akuzojnë qeverinë për korrupsion dhe neglizhencë, pasi tenda e një stacioni treni u shemb në qytetin e Novi Sadit saktësisht katër muaj më parë, duke vrarë 15 njerëz.

Demonstruesit mbushën sot rrugët e qytetit të tretë më të madh të Serbisë, Nishit, 250 kilometra në juglindje të Beogradit.

Mediet serbe raportuan se protestuesit po vinin me vetura, biçikleta, motoçikletë dhe më këmbë.

Tubimi në Nish është planifikuar të zgjasë shumë pas mesnatës, me një program të stilit të festivalit që përfshin koncerte dhe shfaqje teatrale në rrugë.

Protestat si kjo janë zhvilluar në shumë pjesë të vendit që nga fatkeqësia në Novi Sad më 1 nëntor.

Në kryeqytet, Beograd, 15 minuta heshtje në nderim të të vdekurve janë tashmë pjesë e jetës së përditshme, ku trafiku rrugor shpesh ndalet në kryqëzime. /atsh/

Share This