Selmanaj, Kurtit: Pse po i mbron abuzuesit?

Selmanaj, Kurtit: Pse po i mbron abuzuesit?

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka pyetur se pse kryeministri Albin Kurti po i mbron abuzuesit.

Ai ka thënë se Kurti ka arritur të krijojë një parti-individ, duke vendosur me dorën e vet njerëzit që tashmë janë të njohur për afera korruptive.

“Por, ajo që qytetarët duhet të dinë është se Albin Kurti, me dorën e vet, i ka vendosur këta persona në këto pozita për të vjedhur dhe abuzuar. Hajnat dhe abuzuesit duhet të shkarkohen, të ndëshkohen e të dënohen”, ka shkruar Selmanaj në “Facebook”.

Postimi i plotë i Selmanajt:

PSE PO I MBRONË ABUZUESIT ALBIN?

Kurti ka arritur të krijojë një parti-individ. Edhe në sytë dhe në gjykimin e militantit:

Kur vjedh Liburn Aliu – nuk ka vjedh Albini.

Kur vjedh Rozeta Hajdari – nuk ka vjedh Albini.

Kur vjedh Martin Berisha – nuk ka vjedh Albini.

Kur vjedh Nagip Krasniqi – nuk ka vjedh Albini.

Kur vjedh Hysen Durmishi – nuk ka vjedh Albini

Kur vjedh Faton Peci – nuk ka vjedh Albini.

Kur vjedhin në 2 123 kontrata sekrete – nuk ka vjedh Albini.

Kur vjedhin në librat e fëmijëve tanë – nuk ka vjedh Albini.

Kur dënohet Donika Gërvalla – nuk është dënuar Albini.

Kur dënohet Rozeta Hajdari – nuk është dënuar Albini.

Kur arrestohet Faruk Mujka – nuk është arrestuar Albini, etj, etj.

Por, ajo që qytetarët duhet të dinë është se Albin Kurti, me dorën e vet, i ka vendosur këta persona në këto pozita për të vjedhur dhe abuzuar. Hajnat dhe abuzuesit duhet të shkarkohen, të ndëshkohen e të dënohen.

Por këtë nuk e bën Albini. Në fakt, ai i mbron me gjithë forcë secilin prej tyre.

Kjo lehtësisht nxjerrë përfundimin se edhe ai vetë është i përfshirë. Përndryshe, pse ka nevojë t’i mbrojë abuzuesit?!

Share This