Selimi pas “kërcënimit” të Kurtit ndaj mediave: Ah, Albini i vjetër e i zemëruar është kthyer

Selimi pas “kërcënimit” të Kurtit ndaj mediave: Ah, Albini i vjetër e i zemëruar është kthyer

Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti bëri thirrje që “të ndiqen parat e pista”, me të cilat, akuzoi se “regjimi i vjetër” paguan disa media në Kosovë.

Selimi përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, ka thënë se “Albini i vjetër është kthyer”.

Sipas tij, ai po sulmon “të gjithë të tjerët që marrin frymë në Kosovë”.

“Ah. Albini i vjetër i zemëruar është kthyer. Kryeministri i Kosovës mban një fjalim në Internacionalen Socialiste në Nju Jork dhe shfrytëzon rastin për të sulmuar “regjimin e vjetër” në Kosovë (në thelb të gjithë të tjerët që marrin frymë në Kosovë). Ai kërcënon edhe mediat që me sa duket janë të gjitha të paguara nga disa forca të liga.” – ka thënë ai.

Share This