“Sekreti i sekreteve” romani i ri i Dan Brown

“Sekreti i sekreteve” romani i ri i Dan Brown

“Sekreti i sekreteve” (”The secret of secrets”) titullohet romani i ri i shumëpritur i Dan Brown që do të dalë në librari më 9 shtator 2025, njëkohësisht në 17 vende të botës.

Protagonisti është i njëjtë me bestsellerin “Kodi i Da Vinçit” (2003), një nga librat më të shitur të të gjitha kohërave: profesori i historisë së artit dhe studiuesi i simbologjisë në Universitetin e Harvardit, Robert Langdon.

“Sekreti i sekreteve’ është padyshim romani më ambicioz dhe më i pasur me komplot që kam shkruar ndonjëherë. Është gjithashtu më argëtuesi”, thotë Dan Brown, librat e të cilit  përfshirë ”Origjina” (2017), ”Ferri” (2013) dhe ”Engjëj & Demonë” (2000) – janë botuar në 56 gjuhë dhe janë shitur mbi 250 milionë kopje në mbarë botën.

Robert Langdoni shkon në Pragë për të marrë pjesë në një konferencë nga Katherine Solomon, një eksperte në shkencën noetic, disiplina që studion mendjen dhe ndërgjegjen.

Katherine është gati të botojë një libër që përmban zbulime mahnitëse rreth natyrës së ndërgjegjes njerëzore që përmbysin besime shekullore.

Megjithatë, një vrasje misterioze dhe brutale i hap dyert kaosit. Katerina papritmas zhduket së bashku me dorëshkrimin e saj.

Langdoni e gjen veten në pistën e një organizate të fuqishme, të ndjekur nga një grabitqar i frikshëm nga mitologjia më e errët e Pragës.

Ndërsa skena zhvendoset gjithashtu në Londër dhe Nju Jork, Langdoni kërkon dëshpërimisht për Katerinën si edhe shumë përgjigje.

Në një garë emocionuese midis botëve të shkencës futuriste dhe legjendave të lashta mistike, Langdoni do të zbulojë të vërtetën tronditëse rreth një projekti sekret që do të ndryshojë përgjithmonë gjithçka që mendojmë se dimë për mendjen njerëzore.

“Sekreti i sekreteve” është një komplot që të lë pa frymë.

Një mister i lashtë që kombinohet me kufijtë e neuroshkencës dhe me Pragën, një qytet magjik, njëjtë si mjedisi i romanit. /atsh/

Share This