Seferi rizgjidhet në krye të LRF-së, Ademi: FFK dhe Lidhjet rajonale do të vazhdojnë të ofrojnë qeverisje të mirë për zhvillimin e futbollit në çdo pjesë të vendit
Bardhec Seferi do ta drejtojë edhe për katër vite Lidhjen Rajonale të Futbollit të Mitrovicës, shkruan Rekordi.net.
Seferi është rizgjedhur të shtunën në krye të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Mitrovicës
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale, ka shkruar se Kuvendi Zgjedhor i LRF Mitrovicës u zhvillua në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Edhe Kuvendi Zgjedhor i LRF Mitrovicës u zhvillua në mënyrën më të mirë të mundshme, duke sjellë mbështetje për kryetarin dhe bordin e kësaj lidhje për mandatin e ri katërvjeçar dhe duke u shprehur të kënaqur me punën e bërë. FFK dhe Lidhjet rajonale do të vazhdojnë përpara me reforma dhe rezultate të reja, duke ofruar një qeverisje të mirë për zhvillimin e futbollit në çdo pjesë të vendit”, ka shkruar Ademi. /Rekordi.net/