Scholz: Kamala Harris do të jetë një presidente shumë e mirë e SHBA-së

Scholz: Kamala Harris do të jetë një presidente shumë e mirë e SHBA-së

Kancelari gjerman Olaf Scholz shprehu respekt të lartë për kandidaten presidenciale të SHBA-së, Kamala Harris gjatë një interviste për kanalin televiziv “Sat 1”.

“Unë e njoh mirë atë. Ajo sigurisht që do të bëhej një presidente shumë e mirë”, tha Scholz gjatë intervistës.

Scholz nuk iu përgjigj pyetjes nëse Harris, një demokrate, do të ishte një zgjedhje më e mirë për Gjermaninë si presidente e SHBA-së sesa rivali i saj, republikani Donald Trump.

Megjithatë, ai tha se Kamala Harris ishte një politikane shumë e mirë që do t’i përmbahej asaj që ishte e rëndësishme për Gjermaninë, me një bashkëpunim të mirë përtej Atlantikut, midis SHBA-së dhe Evropës, midis SHBA-së dhe Gjermanisë. /atsh/

Share This