
Scholz: Evropa të marrë pozicion të qartë për mbështetjen e Ukrainës
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se Evropa duhet të vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe duhet të deklarojë pozicionin e saj të qartë për një paqe të drejtë është parësore për Ukrainën.
Kancelari gjerman në largim ka theksuar se Kievi duhet të jetë në një pozicion të fortë dhe të vendoset armëpushimi.
“Kjo do të thotë se Ukraina mund të mbrojë pavarësinë dhe sovranitetin e saj”, ka shpjeguar ai, duke thënë se është e rëndësishme që vendi të jetë në gjendje të vendosë rrugën e tij dhe të zgjedhë liderët e tij.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka akuzuar sërish Evropën për dështimin për të mbështetur përpjekjet ruse dhe amerikane për të arritur atë që ai e quajti “zgjidhje paqësore” në Ukrainë.
“Evropa ka nisur militarizimin e vetvetes dhe është kthyer në një ‘parti lufte. Planet për të militarizuar Evropën, të cilat padyshim janë në kundërshtim me synimet e presidentëve rusë dhe amerikanë për të kërkuar mënyra për të nisur procesin e zgjidhjes paqësore”, tha Peskov konferencë të përditshme për shtyp. /rtsh/