Schalke, 400.000 euro premio lojtarëve për të mos rënë nga kategoria

Schalke, 400.000 euro premio lojtarëve për të mos rënë nga kategoria

“Blutë mbretërorë” të Bundesligës së Dytë rrezikojnë të shkojnë në Dritte Liga dhe për rrjedhojë do të kthehen në një klub amator pasi do të kenë të pamundur të regjistrohen për shkak të borxheve të akumuluara.

Për këtë arsye drejtuesit e klubit nga Gelsenkirshen kanë menduar që të motivojnë lojtarët duke u ofruar 400.000 mijë euro nëse do të grumbullojnë shtatë pikë në tri ndeshjet e radhës (Karlsruhe, Hanover 96 dhe 1. FC Nyrnberg).

Në katër javët e fundit klubi i Schalkes ka grumbulluar vetëm tri pikë dhe është dukshëm në vështirësi pasi nga zona e rënies nga kategoria i ndajnë vetëm dy pikë.

Në 28 ndeshje klubi i Schalkes ka grumbulluar 32 pikë dhe ndodhet në vendin e 13-të.

Share This