Scaloni: Nuk do të bëjmë “harakiri” me Messin

Scaloni: Nuk do të bëjmë “harakiri” me Messin

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni ka folur për median në prag të ndeshjes kundër Perusë. Konferenca për shtyp u karakterizua nga pyetje për Messin.

“Leo është mirë, është stërvitur. Ne do ta marrim vendimin nesër nëse do të luajë titullar. Mbetet vetëm të flasim me të. Nëse ai ndihet mirë, do të luajë. Nuk do të bëjmë “harakiri”, nëse s’do të jetë në gjendje, nuk do të luajë. Mund të ketë disa ndryshime në ekip, veçanërisht duke parë se si janë djemtë fizikisht”.

Ai foli edhe për situatën e Messit tek Inter Miami dhe një turne të mundshëm me klubin e tij:

“Me sa pashë, ai luan para shokëve të tij dhe nuk është problem. Edhe ata që vijnë nga Evropa kanë një udhëtim dhe një ndryshim të kohës,” shpjegoi Scaloni.

“Nuk e di se ku do të luhet ndeshja me Uruguain. Parimisht në River (Monumental) dhe nëse nuk është e mundur, do ta shohim”, ka komentuar Scaloni për një tjetër nga temat më të përfolura në Argjentinë ditët e fundit, ndryshimin e mundshëm të vendit të ndeshjes ndaj Uruguait.

Share This