Sassuolo shtang Juven

Sassuolo shtang Juven

Sassuolo ka bërë befasinë e ditës së shtunë në Serie A, duke e mposhtur Juventusin, me rezultat 4-2, sfidë kjo që prodhoi hiq më pak se gjashtë gola.

Sassuolo dhe torinezët dhuruan një duel dramatik, derisa në fund fitores iu gëzua skuadra nikoqire.

Lauriente (13’), Berardi (41’), Pinamonti (82’) dhe Gatti (90+5’, autogol), shënuan për fitoren e Sassuolo-s, kurse, për Juven realizuan Vina (21’, autogol) dhe Chiesa (78’).

Pas kësaj humbje, ‘Zonja e Vjetër’ renditet e katërta me 10 pikë, katër më shumë së Sassuolo që pozicionohet e 11-ta.

Share This