Sarri pas eliminimit nga LK: Ky ishte Bayerni i vërtetë
Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri duke folur për “Sky Sport”, e ka pranuar se Bayern Munich ishte skuadër më e fortë së ekipi i tij.
“Bavarezët” mbrëmë mundën Lazion (3-0), duke siguruar kualifikimin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
“Pas golit të dytë nisi një tjetër lojë. Sonte ishte Bayerni i vërtetë. Në fillim të ndeshjes arritëm të qëndronim mirë dhe patëm gjithashtu mundësinë për të shënuar”, tha Sarri.
“Në ndeshjen e parë kishim mundësi më të mira dhe të vinim këtu me një rezultat tjetër, do të ishte një histori tjetër. Megjithatë, bilanci mbetet pozitiv. Një skuadër si ne e mbyllem këtë rrugë me më shumë fitore sesa humbje”, ka theksuar strategu italian.
Ai shpreson se Lazio do të arrijë të sigurojë sërish një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.