Sarri para sfidës me Bayernin: Do të jetë ndeshje e vështirë, por…
Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri është i vetëdijshëm se ndeshja kthyese kundër Bayern Munich, do të jetë një sfidë tejet e vështirë, por ai beson se skuadra e tij, do të jap më mirën në “Alianz Arena”.
“Bavarezët” dhe ‘Lacialët’ do të ndeshen nesër mbrëma në duelin kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Skuadra italian në këtë ndeshje hyn me epërsinë prej 1-0, të arritur në ndeshjen e parë.
“Rruga më e thjeshtë drejt kualifikimit nuk ekziston. Kualifikimi nuk do të jetë aspak i lehtë”, ka thënë Sarri në konferencën për media, një ditë para ndeshjes me gjigantin gjerman.
“Ne do të duhet të luftojmë në fazën e mbrojtjes, por gjithashtu do të duhet të kemi guximin të përpiqemi të ecim përpara dhe ta dëmtojmë kundërshtarin. Ndeshja do të jetë shumë e vështirë, e dimë këtë. Kjo duhet të na japë një frymë sakrifice dhe aftësinë për të vuajtur. Në futboll gjithçka është e mundur”, ka theksuar strategu italian.
Ndeshja Bayern Munich-Lazio fillon në orën 21:00.