Sarri: Në letër Bayerni është favorit, le të shohim fushën
Në kampin e Lazios gjithçka është gati për ndeshjen e parë të 1/8-ve të finales së Ligës së Kampionëve.
Në “Olimpico” vijnë gjigantët e Bayernit të Mynihut dhe për djemtë e Maurizio Sarri do të jetë një sfidë shumë e ndërlikuar për t’u përballur.
“Duhet të mendojmë se nuk është e pamundur, përndryshe në kokën tonë jemi të mundur pa filluar ndeshja. Ata vijnë si favoritë, ndërsa ne duhet ti sfidojmë me entuziazëm sepse është një ndeshje e bukur për t’u përjetuar. Duhet të futemi në fushë me besim sepse ndoshta janë shumë më të fortë, por duhet të kesh besim për të provuar me çdo kusht. Në letër ata janë favoritë, le të shohim fushën”, ka thënë trajneri i italianëve në konferencën për shtyp në prag të sfidës, që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH.
Sarri ka folur edhe për gjendjen e skuadrës: “Vecino nuk ishte mirë, le të shohim. Patric u stërvit me ne, por ka disa vështirësi në përballjet fizike. Zaccagni është ende jashtë për shkak dëmtimi”, ka thënë mes të tjerash Sarri.