Sane drejt largimit nga Bayerni, e kërkon gjiganti anglez

Sane drejt largimit nga Bayerni, e kërkon gjiganti anglez

E ardhmja e Leroy Sane mbetet një nga temat më të ‘nxehta’ të afatit kalimtar të kësaj verë.

Sulmuesi gjerman i Bayern Munich, me kontratë që po shkon drejt fundit, po përjeton një situatë të pasigurt, ndërsa rinovimi me klubin bavarez po bëhet gjithnjë e më i vështirë.

Sipas Rafael Castro, Sane, i cili ka shënuar 13 gola në 45 ndeshje gjatë sezonit të fundit, është një nga emrat që pritet të ndikojë në afatin kalimtar të verës, sidomos në kontekstin e Kupës së Botës për Klube FIFA, që pritet të formësojë vendimet e klubeve për kontratat dhe transferimet.

Ndërkaq  Bayern po kërkon alternativa për Florian Wirtz, i cili nuk është më opsion, dhe nga ana tjetër, po përgatitet për mundësinë e largimit të Sane.

Sipas “The Telegraph”, Arsenali ka hyrë fuqishëm në garë për të siguruar shërbimet e Sane. Londinezët të cilët e njohin mirë gjermanin nga periudha e tij në Manchester City, ka pyetur zyrtarisht për situatën e tij dhe është gati të bëjë një ofertë.

Megjithatë, thuhet se nënshkrimi i një anësori nuk është prioritet absolut për ‘Topçinjtë’, të cilët po punojnë kryesisht për të afruar një qendërsulmues. Por, duke pasur parasysh kualitetin dhe përvojën e Sane në Premier League, Arsenal duket i gatshëm të përfitojë nëse çmimi është i arsyeshëm.

Share This