Sancho, fjalët e para te Chelsea: Më bindi Maresca
“Jam shumë i emocionuar që jam këtu. Londra është vendi ku jam rritur dhe jam i lumtur që jam kthyer”.
Kështu nis intervista e parë e Jadon Sanchos si lojtar i Chelseat. Anësori ofensiv i lindur në vitin 2000 u ble në formë huazimi me detyrimin për ta blerë nga Manchester United.
Një operacion i mbyllur në momentet e fundit, që është dhe goditja e fundit i verës për Blutë.
Ish-lojtari i Borussia Dortmundit foli edhe për rëndësinë e Enzo Maresca për suksesin e marrëveshjes: “Maresca më tërhoqi vërtet në projekt. E kam njohur që nga ditët kur ishte me Pep Guardiolën te Manchester City dhe ishte i rëndësishëm për zgjedhjen time”.
Sancho thellohet më tej në temën e bisedimeve me trajnerin italian: “Ai më foli në telefon për këtë projekt dhe atë që po ndërtonte këtu, dhe për një lojtar të ri si unë është emocionuese. Mezi pres të filloj”.