Sanchez për Conte-n: Kisha 15 minuta…
Alexis Sanchez nuk ishte plotësisht rehat me Antonio Conte në stolin e Interit.
Futbollisti kilian ka rrëfyer përvojën e tij të mëparshme me zikaltërit në një intervistë dhënë për podcastin “La Voz de la Experiencia”:
“Kisha 15 minuta për t’i dëshmuar Contes se mund të isha më i mirë se të tjerët. 15 minuta në futboll janë shumë të komplikuara”.
“Kam ardhur dy orë më parë për stërvitje dhe kam filluar të vrapoj për 15 minuta, kështu që ato 15 minuta u bënë 100, 1000. Sepse nuk është e lehtë të nxehesh dhe të hysh, veçanërisht nëse luan kundër Juventusit, është e vështirë. Unë thashë: ‘e dua këtë sport dhe pse e dua këtë sport, dua t’ia tregoj trajnerit në 15 minuta’. As lojtarët më të mirë në botë nuk e bëjnë këtë”.