Salah ndihet i zhgënjyer nga Liverpooli dhe flet fjalë lamtumire
Mo Salah është i zhgënjyer nga Liverpuli i tij dhe në verë duket se largimi nga “Anfield Road” nuk mund të jetë utopi.
“Është pothuajse dhjetor dhe nuk kam marrë ende asnjë ofertë për të qëndruar në klub. Jam më pranë largimit se rinovimit”, tha Salah, i cili ishte i qartë me panoramën e bërë rreth situatës së tij në Angli.
Pasi e pyetën nëse ishte i zhgënjyer, ai u përgjigj: “Po, sigurisht”. Salah iu bashkua “Redsave” në 2017 dhe tregon se “nuk ka asnjë klub tjetër si Liverpuli”. Egjiptiani tregon dashuri për tifozët e tij duke thënë se janë të mrekullueshëm, por nuk u premton besnikëri pasi nënvizoi se: “Në fund nuk është në duart e mia”.