Salah me thirrje për liderët botërorë për sulmet në Gaza

Salah me thirrje për liderët botërorë për sulmet në Gaza

Futbollisti i egjiptian dhe i Liverpoolit, Mohamed Salah u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të ndalen sulmet në Gaza.

Përmes një video ylli i futbollit ka thënë se Gaza ka nevojë nevojë urgjente për ndihmë humanitare.

“Nuk është gjithmonë e lehtë të flasësh në kohë si kjo. Ka pasur shumë dhunë dhe shumë brutalitet që të thyen zemrën. Të gjitha jetët janë të shenjta dhe duhet të mbrohen. Masakrat duhet të ndalen. Familjet po copëtohen. Njerëzit atje janë në kushte të tmerrshme. Skenat në spital mbrëmë ishin tmerruese. Populli i Gazës ka nevojë urgjente për ushqim, ujë dhe furnizime mjekësore”, ka thënë Salah.

“Unë po u bëj thirrje liderëve botërorë të bashkohen. Për të parandaluar masakrën e mëtejshme të shpirtrave të pafajshëm. Njerëzimi duhet të mbizotërojë”.

Share This