Salah, mbetet objektiv i Arabisë Saudite
Sulmuesi i Liverpool-it, Mohamed Salah, raportohet se mbetet objektiv i klubeve nga Arabia Saudite për afatin kalimtar të ardhshëm.
“Reds” nuk duan të humbasin superyllin egjiptian, i cili po vazhdon formën e tij të shkëlqyer këtë sezon të garave.
Megjithatë, drejtori i futbollit i Ligës saudite, Michael Emenalo e ka lënë të hapur mundësinë e transferimit të Salah në Arabinë Saudite.
“Mo është i mirëpritur në çdo kohë, por askush nuk është i detyruar të vijë”, ka thënë Emenalo.
“Nëse dikush dëshiron të vijë këtu dhe dëshiron të punojë me klubin që firmos ne do të ishim shumë të lumtur t’i kishim ata. Por Mo është i preferuari im personal”, ka theksuar ai.