
Salah, lider i padiskutueshëm i Liverpoolit
Mes spekulimeve për të ardhmen e tij, pasi nuk ka rinovuar ende kontratën që skadon në verë, Mohamed Salah vazhdon të shkëlqejë me Liverpool-in.
Ylli egjiptian po bën një sezon të jashtëzakonshëm dhe tashmë konsiderohet një pretendent serioz për “Topin e Artë”.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Salah ka shënuar 28 gola dhe ka dhënë 19 asistime në të gjitha garat nën drejtimin e Arne Slot.
Me një kontribut total prej 47 golash këtë sezon, ai vazhdon të jetë lideri i padiskutueshëm i “The Reds” dhe një nga lojtarët më të spikatur të momentit.