Salah: Ky titull i Premier League është më i veçantë

Salah: Ky titull i Premier League është më i veçantë

Mohamed Salah ka treguar pse titulli i Premier League për sezonin 2024–25 është më i veçantë krahasuar me triumfin e mëparshëm të Liverpool-it nën drejtimin e ish-trajnerit Jurgen Klopp.

Egjiptiani ishte një nga shënuesit e golave në fitoren e thellë të ‘The Reds’ ndaj Tottenham-it (5-1), fitore që edhe matematikisht ia siguron skuadrës nga ‘Anfiled’ titullin e kampionit në elitën e futbollit anglez.

“Është e pabesueshme. Të fitosh Premier League dhe të kesh ndikimin kaq të madh në këtë sukses është e jashtëzakonshme,” tha Salah për ‘BBC Sport’, raporton RTKLive.

“Për mua, ky titull është më i veçantë. Jurgen Klopp nuk është më këtu dhe disa lojtarë që i respektoj shumë nuk janë më pjesë e skuadrës, por të arrish këtë sukses me një trajner dhe një ekip të ri tregon çfarë jam në gjendje të bëj”, theksoi asi egjiptian.

Salah është një nga shtatë lojtarët e Liverpool-it që kanë fituar dy tituj të Premier League, së bashku me Alisson Becker, Virgil van Dijk, Joe Gomez, Andy Robertson, Trent Alexander-Arnold dhe Curtis Jones.

Share This