“Salah fantastik, sa bukur që u rikthye! Lider i këtij Liverpooli”

“Salah fantastik, sa bukur që u rikthye! Lider i këtij Liverpooli”

Liverpooli fitoi 1-4 në fushën e Brentfordit. The Reds vazhdojnë të mbajnë vendin e parë në Premier League, por gara me Arsenalin dhe Manchester Cityn do të jetë e ashpër deri në fund.

Alexis Mac Allister realizoi golin e dytë në suksesin me “poker” pas një asisti të marrë nga Momo Salah. Egjiptiani u rikthye pas dëmtimit muskulor që e mbajti 25 ditë larg fushave.

Dhe skuadra e Klopp është shumë më e fortë dhe e rrezikshme me të në fushë.

Mesfushori argjentinas ndihet i lumtur për rikthimin e Salah, të cilin e konsideron lider dhe futbollist fantastik, raporton SS.

“Ishte një fitore e bukur dhe me rëndësi të madhe. Kemi mbërritur në një pikë që të gjithë e dimë sa e vështirë është të marshojmë përpara me fitore. Unë ndihem me fat. Jam një tip të cilit i pëlqen të mësojë sa më shumë nga futbolli. Ndihem për mrekulli te Liverpooli. Përpiqem të shënoj dhe dhuroj asiste. Jam realisht shumë i lumtur për golin, por rëndësi kryesore ka fakti që skuadra siguroi tri pikët dhe vazhdon të jetë në krye të renditjes.

Salah? Fantastik. Jam shumë i lumtur për të. Ishte disi i trishtuar për faktin që nuk ka luajtur me ne kohët e fundit. Por u rikthye, dhuroi asist dhe shënoi gol. Momo është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe shumë i rëndësishëm për në, ai është një lider i madh i Liverpoolit”, u shpreh Mac Allister, kampion bote me Argjentinën në Katar 2022.

Share This