“Sakrifikova Spallettin për Conten”, Marotta: Interi nuk kishte mentalitet fituesi!
Inter në vitet e fundit ia ka dalë të bëjë mjaft mirë me zikaltërit që kanë fituar një kampionat, si dhe arritën sezonin e shkuar në finalen e Champions League.
Edhe në këtë sezon, Inter është në rrugën e duhur për tek titulli kampion në Itali ndërsa edhe në Europë po bëjnë mirë ku janë në 1/8-tat e Champions League dhe në sfidën e parë mposhtën Atletico Madrid, 1-0.
Një nga personat më të rëndësishëm në këtë cikël të zikaltërve është drejtori sportiv, Beppe Marotta. Ky i fundit në një prononcim të fundit, theksoi se kur mbërriti te Inter në vitin 2019, skuadra nuk kishte mentalitet fituese, ndaj edhe ndryshoji trajner duke larguar Luciano Spallettin dhe afruar Antonio Conten.
“Në vitin 2019 mbërrita te Inter dhe sakrifikova Spallettin, një figurë për të cilin kam respekt të madh, por që në atë moment ishte pjesë e së kaluarës. Inter në atë periudhë nuk kishte një kulturë fituese dhe unë e sakrifikova për Conten, një trajner që e njihja mirë dhe që në vitin tjetër fitoi titullin”.