Saka në “shënjestër”, Arsenali pretendon më shumë mbrojtje nga arbitrat

Saka në “shënjestër”, Arsenali pretendon më shumë mbrojtje nga arbitrat

Sipas “Daily Mail”, Arsenal ka kërkuar nga arbitrat në Angli të shikojnë me kujdes Bukajo Saka pasi sipas klubit në fjalë lojtari vuan shumë nga ndërhyrjet e ashpra në fushë.

Pas një kërkese të tillë drejtuesit e klubit të Arsenal duket se nuk kanë shumë të drejtë pasi statistikat tregojnë se mëngjërashi është lojtari i tretë më “i sulmuar” për vitin kalendarik të lënë pas.

Lojtari                        Klubi                        Faull të fituar (2023)

Xhordan Ajev            Krystal Palas                  117

Bruno Guimaraes      Njukasëll                       92

Bukayo Saka              Arsenal                         87

Xhejms Medison       Lester/Totenhem           80

Xhon MekGin            Aston Villa                    78

Xhek Grilish               Man.Sity                       78

Ezri Konsa                  Aston Vila                     73

Mikael Olize               Crystal Palace               72

Lukas Paketa              Uest Hem                     61

Xherrod Bouen           Uest Hem                    60

Sa i përket edicionit aktual trendi është i njëjtë me vitin kalendarik. Lojtari, i cili ka fituar më shumë faulle për sezonin 2023-24 në Premier është Xhordan Ajev.

Lojtari i Kristal Palas ka fituar 65 faulle në 1549 minuta të luajtura. Ajev ndiqet nga Bruno Gimaresh, i cili në 1675 minuta të luajtura me Njukasëll ka fituar 53 faulle.

Në vendin e tretë vazhdon të qëndrojë Saka, i cili në 1665 minuta ka pësuar 43 fualle, një më shumë se Lukas Paketa i vendit të katërt.

Share This