Sahiti kërcënon Dinamon: Po shkojmë në Zagreb për të fituar
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Emir Sahiti po kalon një formë të jashtëzakonshme në Kroaci te gjiganti Hajduku i Splitit.
Skuadra e tij po i prinë renditjes tabelare ndërsa nesër e zhvillon derbin më të madh ku përballet me Dinamo Zagrebin që është në pozitën e dytë, transmeton Ballkani.info.
Sahiti për televizonin e klubit kroat ka thënë se në Zagreb udhëtojnë për fitore dhe se atje i pret Torcia që janë tifozët ë të mirë në vend.
“Shpresoj të tregojmë karakterin tonë, forcën tonë”, thotë Sahiti fillimisht duke shtuar.
“Atmosfera në ekip është e shkëlqyer, gjë që shihet edhe në fushë. Na pret një lojë e vështirë, por jemi gati. Shpresoj të tregojmë karakterin, forcën tonë dhe të fitojmë. Dhe ata u ngritën, gjë që shihet në ndeshje. Por ne nuk na interesojnë klubet e tjera, por Hajduku, kemi fituar gjashtë ndeshje, kemi një barazim, shpresoj të vazhdojmë në këtë mënyrë pozitive – tha Sahiti për Hajduk Tv.