Sadri Ramabaja i VV’së i përgëzon ata që sot u bënë katolikë: Rikthimi tek vetvetja, momentum historik
Njeriu i Lëvizjes Vetëvendosje i mbuluar si analist, Sadri Ramabaja, e ka përshëndetur sot një akt publik në një kishë katolike në Kosovë.
Në kishën e Gllogjanit të Pejës sot janë konvertuar në katolik mbi 100 persona.
Ramabaja këtë gjest e ka quajtur momentum historik, raporton Ballkani.info.
“Vala e neofitëve [të pagëzuarve të rinj të rritur) në Kosovë sot ka shënuar njërën nga pikat kulminante të saj, që kur është përuruar Lëvizja e Deçanit. Ky kthim tek rrënjët është krejtësisht në përputhje me momentumin historik e gjeopolitik, që po imponon rikthimin tek vetvetja.
Përgëzimet e mia!”, ka shkruar Ramabaja.