Sadiku: Hapja e urës ndikon edhe në interesin serbëve lokalë
Skënder Sadiku, zëvendës-kryesues i Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, nga Iniciativa Qytetare, në “InfoPlus”, ka thënë se si asamble komunale kanë bërë hapa konkretë qysh vitin e kaluar që të nisë hapja e urës së Ibrit.
Sipas tij, hapja e urës e cila e lidh Mitrovicën Jugore me atë Veriore, nuk është dashur të jetë temë diskutimi.
Tutje ai thotë se hapja e urës është e drejtë universale dhe në këtë duhet t’i bindim miqtë ndërkombëtarë.
“Ne duhet t’i bindim komunitetin shumicë serb që janë në komunën veriore që një e drejtë universal u takon edhe atyre”, tha Sadiku.
Ai shtoi se ky hap duhet të realizohet në bashkëpunim me miqtë tanë ndërkombëtarë.
“Patjetër duhet të hapet ura mbi lumin Ibër, por me aq ngulm me aq fanatizëm duhet ta ruajmë miqësinë me ndërkombëtarët, t’i bindim edhe ata se kjo është një e drejtë universale të cilën realisht e kanë edhe miqtë tanë”, deklaroi Sadiku.
Ai shtoi se po kështu duhet ndihmuar komuniteti serb në Mimtorivcë, në demokratizimin e tyre, të binden se hapja e urës ndikon në interes edhe të tyre. /rtk