Sacchi zbulon skuadrat favorite në garën për Scudetto

Sacchi zbulon skuadrat favorite në garën për Scudetto

Legjenda e futbollit italian, Arrigo Sacchi në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ka folur për garën e nxehtë për titull të kampionit në Serie A.

Ikona milaniste thotë se ende është herët të flitet për titull të kampionit, por sipas tij, Interi dhe Juventusi do ta kenë fjalën kryesore në garën për Scudetto.

“Ende është herët të flitet për Scudetto, por titulli do të vendoset mes Interit dhe Juventusit”, ka thënë Sacchi.

“Ndeshjet që vendosin luhen mes marsit dhe prillit, por “Nerazzurët” dhe ‘Bianconerët’ deri tani kanë treguar performancë të mirë dhe kjo është ajo që i bën të favorizueshëm nga rivalët tjerë”, ka theksuar ish-trajneri i Milanit.

Share This