Sacchi: Vetëm Interi dhe Juve për titull, ja çfarë duhet të ndryshojnë

Sacchi: Vetëm Interi dhe Juve për titull, ja çfarë duhet të ndryshojnë

Ish-trajneri i njohur, Arrigo Sacchi ka bërë një analizë për situatën e Seria A në faqet e “Gazzetta dello Sport”.

Ish-trajneri ka analizuar momentin e Interit dhe Juventusit, të cilët rivalizojnë njëri-tjetrin në garën për kreun dhe trofeun e lakmuar në fund të sezonit.

“Interi ka nevojë për më shumë presing, Juve ka nevojë për më shumë lojë. Ky duel është magjepsës dhe e mban audiencën të mbërthyer pas fushës e televizionit”. Cilët ishin më të vazhdueshmit këtë javë? Bardhezinjtë ishin më të rregulltit dhe treguan se kanë një stil të konfirmuar loje. Që ndoshta jo të gjithëve iu pëlqen, por është aty”, tha ish-trajneri i njohur.

Sipas Sacchi, edhe Interi i Inzaghit ka një ide loje dhe po përpiqet ta zhvillojë atë, “por i mungon një gjë: presioni”.

Nga ana tjetër, bardhezinjtë e Allegrit kanë treguar kompaktësi të madhe, por duhet të rriten në lojën e tyre: “Juventusi duhet ta rrisë lojën dhe produktin ekipor, sepse preferon të mbështetet në aftësitë e individëve”.

Share This