Sacchi: Milan mbetet kandidat për ta fituar titullin

Sacchi: Milan mbetet kandidat për ta fituar titullin

Trajneri i njohur italian i futbollit dhe ish-trajneri i Milanit, Arrigo Sacchi ka thënë se Milan mbetet kandaidat për titull kampioni në Itali.

Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli, e cila javën e kaluar ka barazuar me Napolin, aktualisht gjendet në pozitën e tretë në tabelën e Serie A.

“Kalendarin e kanë më të mirë se Juvja dhe Interi, por pikët duhen fituar. Milanistët duhet të jenë të qetë për reagimet që ofron skuadra e tyre së cilës, nuk duhet harruar, i janë bashkuar 10 lojtarë në verë. Janë djem me potencial, megjithatë kanë nevojë për kohë përshtatjeje”, ka thënë ai.

“Nuk i njoh shumë mirë, por besoj se janë të gjithë futbollistë të zgjedhur me një ide të saktë, ndaj Milani mbetet kandidate potenciale për titullin”.

Share This