
Sabalenka, ‘mbretëresha’ e Madridit
Aryna Sabalenka fiton turneun WTA 1000 të Madridit.
Numri 1 i renditjes botërore në tenisin e femrave mundi në finale amerikanen Coco Gauff 2-0 (6-3, 7-6) pas një orë e 39 minuta lojë.
Bjellorusia fiton kështu titullin e saj të tretë të sezonit (i njëzeti në karrierën e saj) dhe bëhet tenistja e dytë që fiton Masterin Madrid 1000 tre herë pas Petra Kvitova.
Ky është trofeu i nëntë i Sabalenkës në kategorinë ‘1000’ dhe falë këtij suksesi ajo do të kalojë 11 mijë pikë në renditje.