Sabalenka, “mbretëresha” e ‘Australian Open’
Aryna Sabalenka fiton për herë të dytë radhazi Australian Open për femra.
25-vjeçarja nga Bjellorusia ka dominuar finalen e Melburnit kundër kinezes Qinwen Zheng, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0 (6-3, 6-2), një sfidë që zgjati 1 orë e 12 minuta.
Ky është Slam-i i dytë në karrierë për Sabalenkën, pas titullit të fituar një vit më parë po në Australi, ndërsa 21-vjeçarja kineze humbet finalen e parë të madhe që luan në karrierë.
Nuk ka histori sfida në Melburn. Aryna Sabalenka dominon finale përballë Qinwen Zheng dhe triumfon në “Rod Laver Arena” me rezultatin 2-0.
Nesër në orën 9:30 do të zhvillohet finalja e meshkujve, mes Jannik Sinner dhe Daniil Medvedev.